Prononcim i Presidentit Meta për mediat

Prononcim i Presidentit Meta për mediat

Pyetje: Komenti juaj, rreth propozimit të kryetarit të PD-së Basha, për hapjen e listave 100% dhe më pas refuzimin e kryeministrit Rama?

Presidenti Meta: Së pari, nuk e besoj që të jetë refuzuar një propozimi i tillë si ky që ka bërë zoti Basha, nga ana e kryeministrit Rama.

Nuk besoj të jetë një lajm i vërtetë, do jetë një “fake news”.

Përshëndes këtë akt të përgjegjshëm dhe historik të kryetarit të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar, për të dhënë dakordësinë e tij për hapjen 100% të listave të kandidatëve, në mënyrë që deputetët e ardhshëm të jenë pronë e qytetarëve të Shqipërisë dhe jo të kryetarëve të partisë, që ngrejnë kartonat duke dhunuar Kushtetutën, ligjin, interesin kombëtar dhe interesin publik.

I nxis palët që sa më shpejt të punojnë, bashkë me ekspertët më të mirë të ODIHR-it dhe Bashkimit Europian, për të gjetur format dhe mundësitë më të mira të funksionimit të listave 100 % të hapura, në mënyrë që në Shqipëri të vendoset parlamentarizmi që është goditur aq rëndë që nga viti 2008.

Zoti Basha po tregon jo vetëm lidership, përgjegjshmëri dhe respekt për qytetarët shqiptarë, por edhe po shlyen një gabim të Partisë Demokratike, që votoi atëhere për mbylljen e listave.

Kështu i jepet frymëmarrje demokracisë dhe u  jepet mundësia qytetarëve të Shqipërisë të kenë Parlamentin e tyre dhe kjo është një gjë shumë pozitive.