
27 Qershor 2020 Publikohet në shqip për lehtësi konsultimi e përdorimi teksti i Opinionit Nr. 978/2020, i Komisionit të Venecias për Shqipërinë “Mbi emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”
Institucioni i Presidentit të Republikës publikon të plotë, të përkthyer zyrtarisht në gjuhën shqipe, Opinionin e Komisionit Europian për Demokraci përmes Ligjit (Komisioni i Venecias) për Shqipërinë nr. 978/2020, datë 19 Qershor 2020 “Mbi emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”.
Ky Opinion, hartuar nga një autoritet kaq i lartë, i pavarur, i paanshëm dhe profesional i Këshillit të Europës si Komisioni i Venecias, përmban një analizë të çmuar për implementimin e reformës në drejtësi, por edhe për sistemin gjyqësor në tërësi.
Njohja me këtë Opinion nga të gjithë institucionet, zbatuesit e të drejtës dhe publiku, vlerësohet si tepër me rëndësi.
Opinioni është i aksesueshëm në anglisht dhe frengjisht edhe në faqen zyrtare të Këshillit të Europës.
(për lehtësi, link-u: https://www.venice.coe.int/webforms/documents/?opinion=978&year=all)