Reagim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z. Tedi Blushi

Reagim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z. Tedi Blushi

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, siç rikonfirmoi qartë sot, ka zbatuar vetëm Kushtetutën që ka shkruar “Venecia” me dorën e saj për Gjykatën Kushtetuese në vitin 2016.

Institucioni i Presidentit as nuk rrjedh raporte konfidenciale dhe as i komenton ato.

Institucioni i Presidentit komentet finale për “Venecian” do t’i bëjë publike përpara Opinionit Final në mënyrën më transparente.

I ftojmë dhe aktorët e tjerë t’i bëjnë publike arsyetimet e tyre të mjera dhe politike.

PËR PRESIDENTIN META, KUSHTETUTA ËSHTË E PAPREKSHME DHE LIGJI MË I LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË.