2 Qershor 2020 Reagim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z. Tedi Blushi
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta ka marrë një letër pak ditë më parë nga Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi për çështjen e KLSH-së.
Presidenti Meta e ka respektuar me përgjegjshmëri maksimale detyrimin kushtetues duke propozuar tre kandidatura mjaft dinjitoze dhe të kualifikuara për të garantuar pavarësinë e KLSH-së.
Presidenti Meta si gjithmonë do të përmbushë detyrimet e Tij kushtetuese për të garantuar pavarësinë e institucioneve.