24 Nëntor 2021 SHORTI PËR KED 2022
NJOFTIM
Për caktimin e datës për organizimin e procedurës për hedhjen e shortit nga Presidenti i Republikës, për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) që do të funksionojë përgjatë vitit 2022
PRESIDENTI I REPUBLIKËS ORGANIZON HEDHJEN E SHORTIT PËR ZGJEDHJEN E ANËTARËVE TË KËSHILLIT TË EMËRIMEVE NË DREJTËSI (KED) NË DATË 3 DHJETOR 2021, ORA 11:00
Presidenti i Republikës, në mbështetje të:
- nenit 149/d, pika 3, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë;
- nenit 221 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar;
me Vendimin nr.419, datë 24.11.2021, ka vendosur që:
Ditën e premte, datë 3 dhjetor 2021, ora 11:00, në sallën “Skënderbej”, në Institucionin e Presidentit të Republikës, me adresë Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 1 Tiranë, do të hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili do të funksionojë përgjatë vitit 2022.
Rregullat e hollësishme për hedhjen e shortit janë të miratuara me Vendim nr. 404, datë 25.11.2019, të Presidentit të Republikës, “Për përcaktimin e procedurës dhe rregullave të hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”.
Në zbatim të nenit 221, të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar, Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, kanë dërguar në Institucionin e Presidentit të Republikës listat me emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët sipas këtyre organeve plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj, për t`u përfshirë në shortin që do të hidhet për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Institucioni i Presidentit të Republikës, në zbatim të pikës 1 dhe 2 të ligjit nr. 115/2016, do të jetë në komunikim zyrtar të vazhdueshëm me institucionet respektive për administrimin e informacionit të azhornuar për të garantuar që, në momentin e hedhjes së shortit në datë 3 dhjetor 2021, ora 11:00, sipas ligjit, të përfshihen në short për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ata magjistratë (gjyqtarë dhe prokurorë) dhe gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, të cilët, plotësojnë kushtet e parashikuara në Kushtetutë dhe në ligj.
Institucioni i Presidentit të Republikës njofton publikisht dhe zyrtarisht Avokatin e Popullit, për të qenë i pranishëm si vëzhgues i të gjithë procedurës së hedhjes së shortit.
Presidenti i Republikës fton Gjykatën Kushtetuese, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, të jenë të pranishëm në momentin e hedhjes së shortit përmes një përfaqësuesi të caktuar prej tyre.
Procedura e hedhjes së shortit do të jetë publike dhe do të transmetohet live përmes mjeteve të informimit publik, medias televizive, medias on line etj.
Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se ka parashikuar që, momenti i hedhjes së shortit të ketë mbulimin e nevojshëm mediatik, si dhe ka marrë të gjitha masat që ky proces t’i nënshtrohet plotësisht parimeve të transparencës, gjurmueshmërisë dhe monitorimit, dhe të bëhet e mundur transmetimi e ndjekja live dhe në kohë reale, në mënyrë që ky proces i hedhjes së shortit të ndiqet drejtpërdrejtë nga të gjithë institucionet, subjektet e interesuara dhe publiku.
Më poshtë gjenden të publikuara:
- Vendim nr. 419, datë 24.11.2021 i Presidentit të Republikës “Për caktimin e datës për organizimin e procedurës për hedhjen e shortit nga Presidenti i Republikës, për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që do të funksionojë përgjatë vitit 2022”
- Rregullore për përcaktimin e procedurës për hedhjen e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të KED-së, miratuar me Vendimin nr. 404, datë 25.11.2019, të Presidentit të Republikës;
- Listat paraprake të kandidatëve të dërguara nga Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë;
Shënim: Duke vlerësuar transparencën si parimin themelor të veprimtarisë së Institucionit të Presidentit të Republikës, kjo rubrikë do të përditësohet në kohë reale me informacionin dhe dokumentacionin që Institucioni i Presidentit të Republikës, do të kërkojë apo do të administrojë në lidhje me të gjithë procesin.
Tiranë më 24 nëntor 2021
- Vendimi i Presidentit nr. 419, date 24.11.2021 per hedhjen e shortit;
- Rregullorja e Shortit, e miratuar me vendim te Presidentit/2019
- Lista e kandidateve e percjelle nga Gjykata Kushtetuese
- Lista e kandidateve e percjelle nga Keshilli i Larte Gjyqesor
- Lista e kandidateve e percjelle nga Keshilli i Larte i Prokurorise.
- Njoftimi për caktim përfaësuesi për pjesëmarrje në hedhjen e shortit_AP_GJ_KLGJ_KLP
- Gjykata Kushtetuese, caktim përfaqësuesi për pjesëmarrje në momentin e hedhjes së shortit
- Kërkesë për informacion dhe azhornimin e të dhënave për kandidatët për hedhjen e shortit për Këshilllin e Emërimeve në Drejtësi (2022)- KLGJ_KLP-_AvP.
- Përcillet ftesë për pjesëmarrje në momentin e organizimit të shortit – drejtuar Ambasadës së Sh.B.A-ve dhe Delegacionit të BE
- Caktim i përfaqësuesit nga KLGJ
- Caktim i përfaqësuesit nga Avokati i Popullit
- Caktim i përfaqësuesit nga KLP
- Lista e azhornuar e kandidatëve e përcjellë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
- Lista e azhornuar e kandidatëve e përcjellë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.
- Lista Përfundimtare e Kandidatëve që marrin pjesë në shortin për zgjedhjen e KED 2022
- Autorizim për drejtimin dhe moderimin e procedurës së hedhjes së shortit
- Procesverbal i përmbledhur i shortit
- Rezultati i shortit